
Në përkujtimin e 78 vjetorit të Vasil Shantos në Malësinë e Madhe nuk mungoi edhe në këtë aktivitet nderimi me grusht dhe vendosja e yllit komunist nga Gjon Bruçi, sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Në fjalën e tij sekretari komunist u shpreh se Shqipëria me ardhjen e demokracisë ka humbur lirinë dhe Pavarësinë e vërtetë.
Edhe pse kanë kaluar 30 vite ende komunistët nuk janë dorëzuar në bindjet e tyre edhe pse sistemi që solli diktatori Enver Hoxha solli vuajtje pafund për popullin shqiptar shoqëruar me pushkatime, burgosje e internime.
Sekretari komunist është i bindur se komunizmi do të vijë sërish në Shqipëri dhe më pas vendi ynë do të shpëtojë në një kohë kur për 45 vite shqiptarët përjetuan një prej periudhave më të errëta të historisë.
Ende në Shqipëri nuk ka një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit ndërsa ende nuk janë dënuar as krimet e diktaturës gjë e cila lejon që edhe sot pas 30 vitesh komunistët ti përdorin lirshëm në publik simbolet e monizmit.






