
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon për herë të parë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai zhvilloi një takim me stafin e ambasadës amerikane dhe aktualisht ndodhet në Presidencë, ku u prit nga presidenti Bajram Begaj.
Atë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.
Në orën 16:15 Blinken takohet me kryeministrin Edi Rama, ku më pas ata do të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp.


