Pas suksesit te padiskutuar ne vendin tone, monodrama “Seks? T’faleminders, sa me e provu” me regji te Merita Smajes dhe interpretimin e shkelqyer te Rita Gjekes do te shfaqet ne “Isola Del Teatro”, ne Sassari te Italise.

Aktorja Rita Gjeka tha se per te ishte surprize perzgjedhja, teksa pranoi qe ndihej tejet e vleresuar Akoma nuk eshte vendosur nese ne Itali kjo shfaqje do interpretohet shqip apo ne gjuhen italiane, megjithate Gjeka tha se eshte e pergatitur per te dy versionet. Dramaturgët Dario, Franca e Jacopo Fo kërkuan t’u jepnin përgjigje pyetjeve me intime dhe te sinqerta duke shkruar një nga monodramat më të ndjekura vitet e fundit në teatër “Seks? T’falemnders, sa me e provu”. Në rolin kryesor interpreton aktorja Rita Gjeka, e cila mban gjatë gjithë shfaqjes tensionin e një njeriu në kërkim të pasioneve të forta njerëzore. Teksa kjo monodrame eshte vene ne skene plot 60 here, duke treguar interes te larte .

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI ME INTERPRETIMET E K’URANIT
Artikulli tjetërMBJELLJA E PYJEVE, NË M.MADHE GATI PROJEKTET