Prej 1 viti në Bashkinë e Lezhës funksionon sektori i legalizimeve, duke ju ofruar sherbime me te shpejta qytetareve.Kjo zyrë është krijuar për të lehtësuar procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke shmangur vonesat dhe burokracitë që më parë kërkonin udhëtime të përsëritura drejt zyrave të Agjensise Sheterore te Kadastres. Drejtori i Administrimit të Aseteve, Kadastrës dhe Legalizimeve, Nikolin Shtjefni, thotë se puna është përqendruar në zonat me numër të lartë ndërtimesh pa leje dhe aty ku po zhvillohen projekte urbane, me qëllim që pronat të përfshihen më shpejt në proceset e zhvillimit të territorit.

Per tju ardhur ne ndihme qytetareve, sektori i legalizimeve ne Bashkine Lezhe ka nisur së fundmi të kryejë edhe aplikimet në emër të tyre, duke ulur kostot dhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Ky bashkëpunim ka sjellë efikasitet më të madh në punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe ka rritur ndjeshëm numrin e certifikatave të legalizimit të shpërndara gjatë vitit të fundit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKEJSI SPAHIJA DHE MARJAN NDËRSHTIQAJ NË KRYE TË PS SHKODËR
Artikulli tjetër“KOPSHTET E PAVARURA TË LUMTURISË”