
Ish-deputeti i Partise Socialiste ne Lezhe Arben Ndoka, ne nje interviste per Star Plus, ka mohuar cdo akuze per tjetersimin e pronave me argumentin se ne emrin e tij dhe te familjareve dhe sipas tij nuk figuron asnje pasuri e tille siç perflitet neper media.
Ndoka hodhi akuza te forta ndaj Prokurorise se Krimeve te Renda duke thene se ju sherben vrasesve te vellait te tij, ku argumentoi se keta te fundit, duke mos pasur influence ne prokurorite e rretheve, e kane derguar çeshtjen ne Tirane.
Deklaratat e Ndokes behen me te forta kur flet per vrasjen e vellait te tij, te ndjerit Aleksander Ndokes.
Ish-deputeti nuk la pa përmendur deklaratat politike të bëra në adrese te tij. Deklarata e tij erdhi pas spekulimeve qe u bene ne media qe Prokuroria e Krimeve te Renda, i ka sekuestruar 40 milion euro prona ne emer te tij.






