Afro një vit nga verifikimi i pasurisë së familjës së Klement Balilit ish-kreut të transporteve në Sarandë të dyshuar si trafikant droge, Gjykata e Krimeve të Rënda miraton sekuestron për resortin turistik “Sanata Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje. 

Sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është bërë me miratim të Gjykatës dhe ndër pronat janë troje, dyqane, shtëpi private, disa partamente në qytetin e Sarandës dhe resorti “Santa Quaranta’’. Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë.

Artikulli paraprakOSBE, AMB.SHBA HARRY KAMIAN: KRIMI E KORRUPSIONI PENGOJNË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërGODITET ME THIKË STUDENTI SHQIPTAR