Sekuestrohen 13 milionë euro kartëmonedha false

Një sasi kartëmonedhash false me vlerë të përgjithshme 13 milionë eurosh janë sekuestruar nga zhytësit në fundin e një dige në jug të Bullgarisë, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Cacarov. Kartëmonedhat ishin prerje 500 euroshe. “Ky është konfiskimi më i madh i kartëmonedhave false në Bullgari”, deklaroi ai. Banka Qendrore Evropiane ka vendosur kohët e fundit për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave 500 euroshe, për shkak të përdorimit të tyre për pastrimin e parave. Prerjet ekzistuese vijojnë të mbeten në qarkullim. Tre shtetas bullgarë janë arrestuar përfshi dhe pronarin e një kompanie printimi , i cili ishte dënuar më parë me gjashtë vjet pikërisht për falsifikim të kartëmonedhave. Kartëmonedhat er paprera ishin hedhur në digën ”Meçka”. Blloqet e gjetura nga zhytësit janë nxjerrë jashtë për t’u tharë më pas nga policia.