Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 15 KG lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 17.02.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: * Aldo Lajthia, 29 vjeç, banues në Durrës. * Valbona Rustemi, 46 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: * 15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE. Materialet proceduriale do t’i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNË VENDIN TONË 3252 FËMIJË ME AFTËSI TË KUFIZUARA,223 ME MËSUES NDIHMËS
Artikulli tjetërBLLOKOHET GOMONIA ME PESHKATARË GREKË, KALUAN UJËRAT TERRITORIALE