Sekuestrohen 174 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar
Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme droge në kufirin shqiptaro-grek. 174 kg marijuanë u kapën gjatë një operacioni në rrugën rurale Filat- Igumenicë. Lënda narkotike e ndarë në 90 pako po transportohej me një automjet që drejtohej nga 44 vjeçari Alket Dhroso nga Saranda. Policia bëri arrestimin e këtij të fundit, ndërsa dyshohet se droga është marrë në kufirin e gjelbër, me qëllim futjen në tokën greke.