180 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa është vënë në pranga një person.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në Portin e Durrësit, në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga 28-vjeçari, në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Artikulli paraprakPOLICIA GJEN NJE FEMIJE TE HUMBUR 9 VJEÇ,APEL PRINDERVE
Artikulli tjetërKAPET ME HEROINË DHE ARMË NJË ITALIAN