Sekuestrohen 297 kg lëndë narkotike, 2 persona të arrestuar

Sekuestrohen 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa e papërpunuar, ndërsa janë asgjësuar me anë të djegies 175 rrënjë kanabis. Gjatë orëve të para të mëngjesit në operacionin e koduar “Agimi” u goditën 3 raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Rasti i parë ishte në Skraparë ku u bë kapja dhe arrestimi i të shpallurit në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë dhe banues në Ksamil. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Po sot u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në ngarkim të këtyre personave të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri (1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva. Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprakMESI: NUK DO TË LARGOHEN PUNONJËSIT KORREKTË E PROFESIONISTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRVESH MËNGËT NDAJ PORTËS SË KASTRIOTIT