
Sekuestrohen 39 kg kanabis, arrestohen 6 persona, njëri arratiset i prangosur
Policia ka sekuestruar 39 kilogramë kanabis sativa në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u arratis nga makina e policisë i prangosur. Në Vlorë u arrestua Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg. Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: -Mustafa Idrisllari, 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë. -Feti Idrisllari, 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë); -Asllan Pashaj, 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. -Fiqirije Pashaj, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë); -Kosta Pashaj, 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M. “Gjithashtu Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin Mustafa Idrisllari, i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M. Shtetasi E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim”, sqaron policia. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit.






