Sekuestrohen 4 kg kokainë në Zvicër, arrestohen 4 shqiptarë

Policia zvicerane ka arrestuar 5 persona, mes tyre 4 shqiptarë të akuzuar për trafik droge, pasi u janë sekuestruar mbi 4 kg heroinë. Shqiptarët u arrestuan në Zyrih, ndërsa ishin në survejimin e autoriteteve prej disa kohësh. Përveç kokainës, atyre iu sekuestruan edhe një sasi e konsiderueshme frangash dhe sende të tjera. Të arrestuarit janë nga 18-47 vjeç, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike, por vetëm fakti që 2 prej tyre qëndronin ilegalisht në Zvicër.