Operacioni Forca e Ligjit ka kaluar në sitë edhe makinat e Vlorës.

Në total janë kontrolluar 400 automjete në pikat hyrës dhe dalëse të qytetit, ndërkohë janë sekuestruar katër makina të blinduara, të konsideruara si makina luksi dhe që janë në pronësi të ashtuquajturve “të fortët” e Vlorës.

Ndërsa 6 makina të tjera luksoze janë në procese verifikimi
Automjetet ndodhen tashmë në procese verifikimi teksa do verifikohen gjithashtu dhe personat të cilët ato ju përkasin për të parë nëse janë përfituar nga aktivitete kriminale apo persona të cilët i kanë shpëtuar ligjit ose nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre.

Kontrollet në qytet nga të dhënat nga policia do të vazhdojnë. Të përqendruar në dalje dhe hyrjet e qytetit por dhe në njësitë administrative të Vlorës.
Më herët ka pasur sekuestrime mjetesh luksoze edhe në Gjirokastër.