Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme 48 mijë m2 tokë në Vuno ( Dhërmi).

Sekuestrimi është bërë me urdhër gjykate pasi sipas hetimeve të kryera , rezultonte që kjo sipërfaqe toke të ishte përfituar me dokumente false. Mësohet se toka është në pronësi të A. Dhimogjikë dhe hetimi mbi këtë sipërfaqe tokë kishte nisur një vit më parë.

Pjesa më e madhe e tokës gjendet në bregdetin e Dhërmiut