Sekuestrohen 5.5 kg heroinë në athinë, u gjetën në makinën shqiptare

5.5 kilogramë heroinë e pastër u sekuestrua prej anti-drogës greke,në Aleksandrupoli të Greqisë. Sipas burimeve policore,lënda narkotike ndodhej e presuar në disqet e automejtit të markes Volksvagen Passat me targa shqiptare,që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar,emri i të cilit nuk bëhet publik. Burimet policore i thanë Top Channel se kishin informacion prej kolegëve të tyre shqiptarë, lidhur me trafikimin e heroinës nga kufiri turko – grek në zonën e Evros. Mbas verifikimit të targës dhe verifikimit të personit që e ngiste makinën, autoritetet greke kanë lejuar të hyjë automjeti pa kontrolluar, duke organzuar atë që në gjuhën policore quhet “kalim i kontrolluar”. Pak kilometra më tej, automjeti u ndalua dhe lënda narkotike u gjet e presuar në disqet e makinës. Policia thotë se autoritetet shqiptare iu kanë dhënë detaje homologëve grekë, edhe për personat që e prisnin një pjesë të ngarkesës në Athinë. Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi lidhur me këtë ngjarje. Dyshohet se organizata e trafikut të narkotikëve në këtë mënyrë,ka kryer disa herë të njëjtin itinerar. Hetuesit po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të organizates që furnizojnë me sasi droge trafikantët shqiptarë të heroinës.

Artikulli paraprakBETEJË AMERIKANËSH, VLLAZNIA MUND GOLDEN EAGLE
Artikulli tjetërFURGONI DEL JASHTË RRUGE DY TË PLAGOSUR