Rreth 745 kilogramë drogë e llojit kokainë që po trasportohej nga Amerika e Jugut drejt kontinetit europian, janë sekuestruar nga policia portugeze dhe ajo spanjolle. Hetimi që kishte nisur që prej muajit prill të 2017 zbuloi drogën e cila ishte fshehur brenda frutave ekzotikë të anansit.

Policia deklaroi se janë arrestuar nëntë anëtarë të një bande si dhe janë shkatërruar disa laboratorë në Spanjë ku paketohej droga. Policia portugeze dhe ajo spanjolle konfiskuan rreth 745 kilogramë kokainë të fshehur brenda frutave të ananasit. Gjatë aksionit forcat policore kanë arrestuar nëntë anëtarë të një bande e cila ka transportuar drogën nga Amerika e Jugut. Policia tha se konfiskimi nga kontenjerët e anijeve, ishte pjesë e një hetimi në vazhdim nga të dyja vendet që ka nisur që në prill të 2017. Përveç arrestimeve dhe kapjes së drogës, policia shkatërroi edhe një laborator, vendi ku droga ishte prerë me aditivë. Ministria e Brendshme spanjolle tha në një njoftim për shtyp se kokaina ishte e paketuar në një mënyrë cilindrike, e mbuluar me qiri të verdhë për të krijuar idenë sikur ishte bërë nga fruti, e më pas ishte e mbuluar nga lëkurat e ananasave të cilët ishin të boshatisur. Anëtarët e bandës që drejtoheshin nga dy vëllezër kolumbianë, zotëronin laboratorët e drogës në komunat pranë kryeqytetit spanjoll. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, banda e kishte ruajtur drogën në Terrasa të Barcelonës, përpara se ta transportonte atë në laboratorët e e Madridit çdo 20 ditë.

Agjentët përcaktuan se kokaina që ishte ruajtur në frutat e ananasit po udhëtonte nga Panamaja në portin e Lisbonës në rrugë detare. Hetuesit portugeze deklaruan se grupi ndërkombëtar i organizuar kishte sjellë në mënyrë sistematike sasi të mëdha të kokainës në kontinentin evropian. Gadishulli Iberik është një pikë e rëndësishme hyrjeje për kokainën dhe medikamentet e tjera drejt Europës, drejtpërdrejt nga Amerika Latine ose përmes Afrikës Veriore dhe Perëndimore.

Artikulli paraprakKU TE LUAJNE FEMIJET E SHKODRES?!
Artikulli tjetërHETIM KRYETARIT GJYKATËS SHKODËR