Mediat lokale italiane (Venezia Today dhe Nuova Venezia) informojnë se gjatë pasditës së të mërkurës, 8 shkurt 2017. policia financiare e qytetit të Ankonës ka sekuestruar në territorin e Venecias 8 tonë drogë e tipit marijuanë në bordin e një kamioni me rimorkio, që kishte mbërritur pak orë më parë me tragetin e linjës Shqipëri- Itali.

Nën pranga është vënë dhe drejtuesi i automjetit një 38 vjecar nga Maqedonia. Operacioni i Financës së Ankonës ka nisur menjëherë sapo kamioni i tpit TIR, ka zbarkuar në portin e Ankonës e sipas mediave italiane, policia italiane ishte në dijeni të ngarkesës së drogës, por e ka lënë të kaloj doganën me qëllim gjetjen e destinacionit final të dorëzimit të saj. Financa e Ankonës është vënë në ndjekje të kamionit i cili fillimisht ka udhëtuar drejt Milanos e më pas ka ndryshuar drejtim për në Venecia. Në një pikë furnizimi , karburanti në provincën e Venecias, drejtuesi i kamionit ka braktisur rimorkon me ngarkesën e drogës dhe ka rinisur udhëtimin vetëm me kamion e tij.

Nuk dihet nëse ky ishte vendi i dorëzimit të drogës apo drejtuesi i automjetit e ka lënë pasi ka nuhatur ndjekjen nga policia italiane. Në rimorkion e braktisur policia italiane ka gjetur 8 tonë marijuanë e mbuluar me material polisteroli. Drrejtuesi i kamionit është arrestuar në afërsi të autostradës me drejtim Tiresten e me shumë gjasa po rikthehej në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Deri më tani as Financa e as policia italiane nuk kanë dhënë një informacion zyrtar mbi këtë ngjarje.

Artikulli paraprakPUKË, SEKUESTROHEN 41 KG KANABIS
Artikulli tjetërSHKODËR, PARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE