Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës gjatë një finalizimit të operacionit antidrogë “Muzgu”.

Frrok (Çup) Ndoj 34 vjeç, Nikolin Ndoj 38 vjeç dhe Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, të tre nga Mirdita u kapën në flagrancë në afërsi të Rrugës së Kombit me 4 kg kanabis në automjet gati për shitje, armë dhe municione. “Këta shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të Rrugës së Kombit, ku iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale nje çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis – sattiva me peshë 4 kg të cilën e kishin bërë gati për shitje si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, armën, municionet dhe 4 celularë të ndryshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.