Policia e Shtetit: Gjatë natës operacion masiv kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Operacionet në Lezhë dhe Tepelenë. Sekuestrohen në total lëndë narkotike me peshë rreth 2 ton e 212 kg lëndë narkotike. Shpallet ne kerkim nje person -Operacioni i parë i koduar “Adriatik” është zhvilluar në grykëdredhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin. Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sativa. -Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekustrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Kurbin, Lezhë

Operacion i përbashkët nga Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Seksionin kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë Sekuestrohen 1 ton e 450 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Më datë 10.02.2017, shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj. Menjëherë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë filluar kontrollin e territorit përreth . Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin , u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg. Vazhdojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tepelenë

Sekuestrohet e me pas asgjësohet me anë të djegies një sasi prej 762 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike. Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D. kishte lëndë narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll nga ana e punonjësve të policisë. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg. Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit : G.D., 40 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Po punohet për kapjen e këtij shtetasi. Lënda narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies dhe një pjesë e saj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHQIPTARI ITHTAR I ISIS “DËNOHET” ME DY VJET LEKSIONE RRETH ISLAMIT
Artikulli tjetërEKSPOZITË PËR MUSINE KOKALARIN – RAMA: DO TË DALIN NË DRITË EDHE ATA ME DY GISHTA LART