Sekuestrohet furgoni me 1 ton ton drogë në Kuzum Baba të Vlorës

Policia e Vlorës ka sekuestruar afro 1 ton drogë në Kuzum Baba të Vlorës. Droga ishte ngarkuar në një furgon. Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia e Vlorës njoftoi se zhvilloi një operacion më datë 23 maj 2017, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonte një mjet që mund të transportonte lëndë narkotike. Rreth orës 22:30, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba” është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon Benz Mercedes me targë AA 196 AI. Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar bashkë me furgonin. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M që për arsye hetimi nuk mund t’i jepen gjeneralitetet e plota. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Prdhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON PD-NË: PA VETTING, PRISHET PAKTI
Artikulli tjetërMBYTET NJË 57-VJEÇAR NË KANALIN E UJIT