Greqi, sekuestrohen 85 kg drogë në pranga 3 shqiptarë

Një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike është sekuestruar nga policia greke ndërsa në pranga janë vënë 3 shqiptarë të moshës 24,26, dhe 33 vjec.Në kërkim janë shpallur bashkëpunëtorët e tyre. Shqiptarët dyshohet se janë furnizuesit kryesor të lëndës narkotike. Gjatë operacionit janë sekustruar 85 kg hashash, 1 kg heroinë dhe 247.3 gram kokainë, dy peshore elektronike, shtatë telefona celularë, një makinë dhe një motor.