Gara për kreun e PD – Selami: Po të isha në vendin e Bashës do dorëhiqesha

Kandidati për kryetar i PD, Eduard Selami tha në një deklaratë për mediat se do të japë kontribut që gara për kreun e PD të jetë model. Selami: Ajo çka është më kryesorja është një analizë e hapur brenda PD, duke parë më parë gjërat që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Unë do të jap kontributin që kjo garë të jetë model dhe ti ngjallë shpresën shqitparëve A do të ishte një garë ku zoti Basha do të jepte dorëheqjen e plotë dhe kjo të ishte e barabartë?! Unë po të isha në vend të Bashës, këtë do të bëja sepse unë mendoj se nëse do të duhet një garë e drejtë dhe e pastër, unë mendoj se të gjithë duhet të jemi në një fushë të barabartë. Kjo është zgjidhja e tij, unë nuk dua ta paragjykoj. Le t’ia lemë kohës. Kjo është një garë brenda familjes ne do ti shikojmë me kujdes, është një grup pune i i mbledhur ku unë do të jem bashkëpunues, me zotin Basha me grupin e punës që ne të dalim sa më të fortë nga kjo.