Disa të rinj të qytetit të Shkodrës janë bërë pjesë e një aktiviteti informuese, ndërgjegjësues dhe sensibilizues në ditën botërore të shëndetit mendor.

Ky aktivitet u organizua në qendrën rinore Arka nga “Nisma Vullnetare Studentore” Të rinjtë janë pjesa e shoqërisë që duhet të bëjnë kujdes qoftë nga lidhja e fortë me botën virtuale apo edhe mungesën e informacionit. Gjatë aktivitetetit me të rinjtë folën specialist që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, mjekë, psikologë apo edhe ekspertë të tjerë se si të mbrohen ndaj shkaqeve që mund të sjellin probleme në shëndetin mendor.