OPERACIONI “COLOMBA” ZHVILLON AKTIVITETIN E PËRMUAJSHËM NË SHKODËR. Afrimi i 14 shkurtit ditës së të dashuruarve, e njohur në të gjithë botën ka bërë që vullnetarët e operacionit Colomba të shoqatës Papa Giovani të organizojnë një aktivitet sensibilizues të veçantë me qëllim pajtimin. Koordinatorja e projektit deklaron se mesazhi është i qartë për të lënë mënjanë gjërat negative të jetës tonë dhe për tu përpjekur që gjithnjë të jetojmë në harmoni me njër-tjetrin.

Operacioni Colomba prej kohësh ndodhet në Shqipëri duke zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese si dhe duke mbledhur ndihma monetare për familjet që kanë probleme me gjakmarrjen si dhe duke ndërhyrë për të shuar konfliktet e ndryshme.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/6mKk5A1LLF4?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRMBYTJET, MBLIDHEN NDIHMA PËR JUGUN
Artikulli tjetërRAINERI: FITORJA SYNIMI KRYESORË NDAJ FLAMURTARIT