Nesër në Serbi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fillimisht të planifikuara për në prill por që u shtynë për shkak të emergjencës shëndetësore.

Rreth 7 milionë njerëz do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se cila nga 21 listat e miratuara nga Komisioni Zgjedhor do të shpallet fituese.

Anketat e realizuar kanë nxjerrë fituese Partinë e Përparimit Serb, forca mazhoritare aktuale e udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, e cila në vitin 2016 arriti fitojë besimin e rreth 48% të votuesve.

Në vendin e dytë, me 12.5% renditet Partia Socialiste e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç

Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla të vlerësuara me vetëm 3% nga anketimet.

Sot do të jenë dita e heshtjes së zgjedhjeve, teksa ndalohen mitingjet dhe propaganda politike në median tradicionale, ndërsa rrjetet sociale janë përjashtuar nga ndalimet

Vuçiç është njeriu që ka dominuar politikën serbe vitet e fundit, duke e çuar Serbinë drejt një afrimi të paqartë me Bashkimin Evropian, për shkak të lidhjeve të forta që ai mban me Rusinë dhe Kinën.

E ndërsa pritet vetëm shpallja e tij si fitues, do të jetë interesante të shikohet pjesëmarrja pas bojkotit të pritshëm të opozitës, për të kuptuar se ku po shkon vendi dhe nëse qasja ndaj Moskës është fakt.

Artikulli paraprakVIDHNIN ENERGJINË ELEKTRIKE, PROCEDOHEN PENALISHT 51 ABONENTË
Artikulli tjetërSHKODER, TENTOI TE TRAFIKOJE BASHKEJETUESEN E VAJZEN E MITUR, ARRESTOHET 37-VJEÇARI