SUKSESI I PARË PAS DY MUAJSH NË SHTËPI, MILANI ZHGËNJEN SËRISH. Interi është rikthyer te fitorja në shtëpi, gjatë këtij kampionati të Serie A, pas më shumë se 2 muajsh, më saktësisht që prej 8 Shkurtit kundër Palermos, dhe këtë e bën ndaj Romës. Zikaltrit kanë triumfuar 2-1 ndaj kryeqytetasve, falë golave të Hernanes dhe Icardit, ndërsa për verdhekuqtë barazoi përkohësisht shifrat Nainggolan.

Ndeshja nisi që në fillim më mirë për Interin, që vuri nën presion lojtarët e Romës përgjatë 10 minutave të para. Më pas, ashtu si dhe në derbi, i takoi sërish Hernanesit të ndizte atmosferën. Ndaj Milanit tronditi traversën, ndërsa me Romën sapo gjeti hapësirën e parë nga distanca, godet me të majtën dhe De Sanctis nuk mundet të bëjë gjë. Pas shumë përpjekjesh për të barazuar Roma gjen golin me Nainggolan. Gjërat nuk ndryshojnë deri nga fundi i takimit duke krijuar idenë se çdo gjë do të përfundonte në barazim. Por Interi aktivizion Podolskin, i cili me të hyrë në fushë, jep një asist për Icardin dy minuta nga fundi i takimit duke shënuar golin e fitores. Me këtë tre pikësh, Inter shkon në kuotën e 45 pikëve duke pretenduar kështu për zonën e europës. Ndërkohë Milani ka zhgënjyer edhe këtë javë të Serisë A, ku është munduar nga skuadra e Udinezës me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 58 nga Pinzi që kalon vendasit në avantazh. Në minutën e 74 Badu dyfishon rezultatin, ndërsa Pazzini dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt shënon golin e nderit për kuqezinjtë.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TAKOHET ME KREUN E KMSH
Artikulli tjetërFORMULA 4, DJALI I SCHUMACHER DEBUTON SUKSESSHËM