BARDHEZINJTË BËJNË DETYRËN NDAJ MILANIT FITOJNË 3-1. Juventusi ka rritur distancën në krye të Serisë A kundrejt rivalëve për titull, Romës, pas një fitoreje bindëse 3-1 ndaj një Milani thuajse inekzistent në fushë.

 Pavarësisht formës së paqëndrueshme të treguar, kuqezinjtë konsideroheshin ende si një rrezik për bardhezinjtë, të cilët u përpoqëm “të lanin hesapet” shumë shpejt, duke kaluar në avantazh me anë të Carlos Tevezit, në minutën e 14. Një ndër të afruarit e fundit në Milano, Luca Antonelli, shënoi golin e barazimit momental brenda pak minutash, duke dhënë përshtypjen e një lloj reagimi nga të besuarit e Inzaghit, por ishte mbrojtësi juventin Leonardo Bonuçi, ai që kaloi sërish në avantazh Juven brenda pjesës së parë. Ndërkohë në të dytën, Milani dukej si një ekip që vetëm shëtiste në fushë, pa asnjë vizion të qartë loje dhe me shumë gabime në pasime dhe, duke pasur parasysh edhe largimin e Menezit për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, i dhanë mundësi kështu Juventusit të shënonte golin e tretë me Alvaro Moratën, e të rrezikonte edhe për gola të tjerë. Me këtë fitore, Juventus vijon të ruajë kështu diferencën e duhur që I jep sigurinë për të qenë pretendenti kryesorë për fitimin e titullit kampion. Gjatë gjithë këtyre javëve, pavarësisht disa ndalesave të bardhezinjtëve, ekipet si Roma apo Napoli të cilët janë në vendet e para nuk kanë arritur dot që të përfitonin. Fitorja e fundit ndaj Milanit, tregon se Juventus do të jetë I pathyeshëm deri në përfundim të këtij sezoni.

Artikulli paraprakNIS SHKARKIMI I UJIT NË HIDROCENRALIN E VAU DEJËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA-TIRANA VËMENDJA NË “LORO BORIÇI”