NË SPANJË BARCELONA E REAL MADRID MBAJNË DIFERENCËN PREJ DY PIKËSH. Juventusi është kampion i Italisë për të 31-tën herë, dhe të katërtën rradhazi. Pas tre titujve të epokës Konte, mbërriti edhe suksesi i parë me Alegrin. Vendimtare ka qenë fitorja e arritur kundër Sampdoriars së Mihajlovic.

Goli që solli fitoren erdhi në minutën e 32-të të takimit, kur Vidal nëpërmjet një goditjeje të saktë me kokë e dërgoi topin pas krahëve të Vivianos. Juvja bëri disa festime me këmbë në tokë, sepse që tani e ka mendjen të ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit. Ndërkohë i vetmi kampionat i cili ka mbetur i hapur është ai Spanjoll i cili vazhdon të ketë një diferencë prej dy pikësh, mes vendit të parë dhe vendit të dytë. Barcelona ruan vendin e parë pas fitores së arritur ndaj Cordobës me rezultatin 8-0 e duke shkuar ne kuotën e 85 pikëve. Ndërsa Real Madrid vazhdon të jetë në ndjekje të katalanasve teksa ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Sevillias me rezultatin 2-3. Tashmë mbetet në javët e ardhshme për të parë se kush prej ekipeve do të gabojë për ti krijuar mundësinë njërës prej skuadrave që të fitojë titullin kampion. Barcelonës i duhet të mos gabojë në asnjë ndeshjes, ndërsa Madrilenët të shpresojnë për hapa fals por nga ana e tjetër të fitojnë të gjitha përballjet.