GERARD LARGOHET NGA LIVERPOOL  PAS 17 VJETESH .Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin. Keshtu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mberritjes së kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin.

Pas qendrimit për një kohë të gjatë në pankinën e Arsenalit, bëhet e ditur se transferta e tij është çështje orësh.I vajtur tek Arsenali në 2012 nga ekipi i Kelnit, Podolski do t’i nenshtrohet vizitës mjekësore të shtunën dhe pritet që të aktivizohet për herë të parë me fanellën e Interit të martën në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit. I shpallur kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin e Anglise këtë sezon.”Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte te Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh për ne”, ka deklaruar trajneri Mancini. Pas 17 vjet karrierë te Liverpuli, mesfushori Stiven Gerard ka vendosur të largohet nga ky klub. Kapiteni legjendar i cili ka fituar 10 trofe me skuadren angleze do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do ta vazhdoje karrierën e tij si futbollist në kampionatin amerikan të futbollit. Ka qenë vendimi më i vështirë i jetës time, ka deklaruar 34-vjecari i cili shënoi 2 gola në ndeshjen e fundit me Leiçesterin.“Klubi dhe skuadra e Liverpulit do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës time, edhe pse kam vendosur të vazhdoj karrierën në një kampionat tjetër”, ka përfunduar Gerard për të cilin mendohet se vitin e ardhshem do të luaj për amerikanet e Los Anxheles Galaksi.