INTERI BARAZON, SHAQIRI MERR VLERËSIMET E PARA.Ekpi i Romës nuk di të fitojë, edhe pse kur përballë ka një kundërshtar shumë më të lehtë. Mëgjithatë në fushën e lojës, Roma po bën gabime të njëpasnjëshme duke i dhënë kështu mundësinë, Juventusit që të thellojë akoma më shumë avantazhin në kryesim të kampionatit.

Verdhekuqtë barazuan 1-1 me Palermon. Roma arriti të barazonte shifrat e takimit vetëm në pjesën e dytë, me gol të shënuar nga Destro. Po ashtu barazim ka arritur dhe Interit ndaj Empolit, duke mos përfituar kështu për të ngjitur vendet në klasifimin e përgjithshëm. Ndërkohë për futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, kanë filluar të jepen dhe përshtypjet e para. Ai u aktivizua që nga minuta e 74’ me Interin ku zëvëndësoi Podolskin dhe kaq kanë mjaftuar për të marrë lëdatat në drejtim të tij. Hugo Campagnaro, qendërmbrojtësi i Interit, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, pas debutimit ku ky i funidt luajti vetëm 15 minuta. Debutimi nuk është asnjëherë i lehtë, por ai bëri lëvizje të mira. Është mirë fizikisht dhe dëshiron të japë kontributin e tij”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Artikulli paraprakAL HAJER, PREZNATOHET ZYRTARISHT ARSID KRUJA
Artikulli tjetërTË HËNËN NIS SESIONI I RI PARLAMENTAR