Nga 22 gushti Serie A rikthehet në fushë për sezonin 2021/22. Drejtuesit e Serie A kërkojnë që sezonin e ri ta startojnë me stadiumit me kapacitet të plotë, kjo për shumë arsye: “Kur kërkuam stadiumet plot e kemi bërë edhe për interes të vendit, dëshirojmë ti shohim stadiumet me kapacitet të plotë me tifozë që janë të vaksinuar.

Në këtë formë ne kontribuojmë edhe në fushatën e vaksinimit. Kërkesa për të pasur stadiumet me kapacitet të plotë është shumë e rëndësishme, pasi do të fusim në buxhetin e shtetit afro 4 miliardë euro. Futbolli në Itali ndiqet nga afro 38 milion banorë, kjo duhet marrë në konsideratë pasi bëhet fjalë edhe për jetën sociale”, u shpreh presidenti i Lega Serie A, Paolo Del Pino duke shtuar:

“I bëj komplimente edhe një herë përfaqësueses “azzurre”, presidentit Gravina dhe mister Mancinit. Ky trofe i fituar na jep një kënaqësi të madhe dhe tregon se niveli i kampionatit tonë është rritur shumë, 5 lojtarë në formacionin më të mirë luajnë në Serie A, gjithashtu 25% e golave në këtë turne erdhën nga kampionati jonë, gjithashtu golashënuesi më i mirë C.Ronaldo luan tek ne”, theksoi ndër të tjera presidenti i Lega Serie A.

Artikulli paraprakSHBA, VDEKJET NGA MBIDOZA, SHIFËR REKORD NË 2020
Artikulli tjetërRAMA: REFORMA NË SHËNDETËSI, NJË ‘KANTIER’ I MADH, MODERNIZIM DHE AUTONOMI SPITALORE