Seria A është protagonistja absolute e Euro 2020. Shumë lojtarë që luajnë në elitën e futbollit italian janë dalluar. Padyshim që kishte edhe performanca jo të mira.

Hakan Calhanoglu, tashmë lojtar i Interit dhe Merih Demiral i Juventusit zhgënjyen më shumë se të tjerët. Jo më kot Turqia u largua nga Evropiani me zero pikë. Portieri polak i Juventusit, Szczesny, ishte i pafat kur pësoi autogol ndaj Sllovakisë, që ndikoi pastaj në dy ndeshjet e tjera.

Dy emrat e fundit vijnë nga skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën në raundin e 16-të, Kroaci-Spanjë. Ante Rebic i Milanit dhe Alvaro Morata i Juventus nuk ishin keq, por natyrisht prej tyre pritej më shumë. Të dy do të kenë mundësi të shfaqin potencialin e tyre kur të përballen mes tyre.

Mes atyre që shkëlqyen nga Serie A janë janë Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku. Sulmuesi i Juventusit dhe ai Interit shënuan 8 gola të dy së bashku në fazën e grupeve dhe duket se do të jenë në garë për këpucën e artë të turneut.

Ivan Perisic gjithashtu surprizoi me paraqitjen e tij te Kroaci. Dy gola dhe dy asiste për mesfushorin interist, që barazoi edhe rekordin e Davor Suker te kombëtarja.

Simon Kjaer i Milanit shkëlqeu me Danimarkën e tij, një kapiten i vërtetë edhe përtej çështjes Eriksen. Kurrë nuk u dorëzua, me Rusinë ai një digë të pakalueshme. Pastaj vijnë me radhë lojtarët e Italisë, Domenico Berardi, Leonardo Spinazzola dhe Manuel Locatelli.

Artikulli paraprakPËRBALLJA ANGLI-GJERMANI SHKON 2.2 MILIARDË EURO, EKIPET E 1/8 FINALE TË EURO 2020 SA DYFISHI I BUXHETIT TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërGARDA E REPUBLIKËS MERR NË RUAJTJE AMBASADORIN SORECA, ZBARDHET VENDIMI I MIRATUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE