DURRES

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit. Mësohet se flitet për një sasi mbi 10 kg kokainë.

Kokaina ishte e fshehur në një makinë dhe po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetit.

Kokaina ishte e fshehur në një makinë dhe po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetit. Policia deri më tani ka shoqëruar një person.

Gjatë muajit korrik tre ngarkesa kokaine u kapën në konteinerët e së njëjtës kompanie ”Alba Exotic Fruit” e cila transportonte fruta ekzotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.