Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar të tjera ndryshime në qeveri. Konkretisht është emëruar në detyrën e zv/ministres së Arsimit, Albana Tole.

Tole zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Rrumbullaku u emërua në këtë detyrë më 11 dhjetor 2019 në vend të Redi Shtinos.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA