Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Mediat në Kosovë kanë mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Vetë Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se po planifikon ta ndalë për 4-5 ditë njësinë A-3.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KEK ka thënë se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara dhe se nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakDY LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË GREQI, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetër“LUFTA KA LËNË NJË GJURMË GJAKU DHE SHKATËRRIMI NË TË GJITHË UKRAINËN”, BORRELL: THELLËSISHT TË SHQETËSUAR NGA ZBULIMI I VARREVE MASIVE NË IZIUM