Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke diktuar vranësira të dendura dhe reshje mesatare.

Herë pas here do kemi intervale të shkurtra me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.