Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës. Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor. Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së tashmë i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.

Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga Policia e Kosovës deklaruan se hetuesit policor po vazhdojnë të merren me hetimet që lidhen me këtë rast.

Artikulli paraprakNJË NGA QYTETET MË TË BOMBARDUARA NGA RUSËT, FORCAT UKRAINASE RIMARRIN KONTROLLIN NË 4 ZONA TË KHARKIVIT
Artikulli tjetër“EFEKT KATASTROFIK”/ LUFTA NË UKRAINË “ÇMEND” TREGJET NDËRKOMBËTARE, ÇMIMET GLOBALE TË USHQIMEVE RRITEN ME …