Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, ka dalë në një deklaratë për media, teksa në emër të Partisë Demokratike u shpreh se nuk është vetëm veto e Bullgarisë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por një sërë faktorësh të tjerë.

Sipas tij, shpopullimi masiv i vendit, korrupsioni, përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave, njolla e zgjedhjeve të manipuluara, janë shkaqet që Shqipëria nuk mori përgjigje pozitive në Bruksel.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

Artikulli paraprakBULLGARIA PRO HEQJES SË VETOS PËR MAQEDONINË E VERIUT, VARHELEY: NË PRITJE TË VENDIMIT PËR KONFERENCËN E PARË NDËRQEVERITARE ME RMV DHE SHQIPËRINË
Artikulli tjetërU AKUZUA PËR PËRDHUNIM, GJYKATA MERR VENDIMIN PËR YLLIN 20-VJEÇAR TË MANCHESTER UNITED