Sex and the City na ka mësuar disa mësime të vlefshme rreth jetës për vite me rradhë, si një xhiro rreth qyteteve të mëdha mund të zgjidhë çdo gjë, të jesh në një lidhje është lodhëse dhe nëse flirton me ish-in e shoqes, do të mallkojë ditën që ke lindur.

Megjithatë vijnë lajme të mira për fansat e 4 vajzve, Carrie, Samantha, Miranda dhe Charlote, sepse mund të ketë një rikthim të serialit, 6 vjet pasi “Sex and the City 2” rezultoi një sukses i padiskutueshëm. E intervistuar nga PA, Sarah Jessica Parker është shprehur: “Nuk mendoj se ndonjëra prej nesh ka thënë jo. Nuk e di nëse është një seri apo filmi. Mendoj se mbetet një çështje e hapur dhe diskutimet do të vazhdojnë derisa gjithçka të zgjidhet. Gjithmonë ekziston mundësia, padiskutim”. Shpresojmë gjërat të shkojnë siç duhet, dhe vajzat të na ngulitin para ekranit përsëri!