
Bimët aromatike mjekësore janë futur fuqishëm në treg këtë sezon. Krahasuar me një vit më parë, ku kostoja për blerjen e bimëve medicinale ishte shumë e lartë dhe kërkesa e tregut kishte prekur fundin,
ky sezon duket se ka qenë mjaft i mbarë për tregtarët dhe fermerët të cilët janë mbështetur nga qeveria dhe Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Këtë fakt e bën të ditur specialisti për bimët aromatike mjekësore Agim Ramaj.
Specialsiti Ramaj u bën apel institucioneve të krijojnë tregje formale për tregtimin e bimëve medicinale si një mënyrë të mirë për të shmangur tregtitë e paligjshme.
Prej vitesh, fermerët në këtë zonë mbështeten nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e kësaj kulture sa jetike aq edhe të veçantë prër Malësinë e Madhe.






