Duke pasur parasysh rendesisne e ketij aksi, sidomos gjate kesaj peridhe ku fluksi i automjeteve qe qarkullojne eshte mjaft i larte, mirmbajtja dhe nderhyrjet konkrete paraqiten mjat te te domosdoshme

, jo vetem per sa i perket vijezimit apo vendosjes se sinjalistikes por edhe ne vendosjen e elementeve te sigurise rrugore sic jane bordurat mbrojtese, ku si rezultat i mungeses se tyre jane shkaktuar aksidente me pasoja tragjike. Ne kete nderhyrje autoriteti kombetare ei rrugeve ka parashikuar qe ne te gjithe gjatesine e aksit Shkoder Muriqan, pikat me problematike te pajisen me mbrojteset anesore pasi ky aks pervece ka nje numër të konsiderueshëm kthesash që e vështirësojnë qarkullimin normal te automjeteve, në segmente të veçanta trupi i rrugës kalon përbri lumit Buna. Rruga e Muriqanit, me një gjatësi prej 14 km është distanca më e shkurtër e cila lidh qytetin e Shkodrës me shtetin fqinj të Malit të Zi, por që fatkeqësisht shoqerohet me nje sere problematikash . Nderkohe Edhe pse jane bërë disa investime nga autoriteti rrugor për të bërë të mundur zbutjen e amortizimit sërish këto janë të pa mjaftueshme pasi kjo rrugë gjatë 12 muajve të vitit është ndër më të frekuentuarat.

Artikulli paraprakSHËNDETI MENDOR, 2000 PACIENTË NË 4 MUAJ
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA NJË HAP LARG TITULLIT KAMPION