Me përmirësimin e motit dhe rritjen e temperaturave, punët në bujqësi kanë nisur. Ndërprejrja e reshjeve ka ndihmuar fermerët të fillojnë aktivitetin e tyre . Ndoc Doçi nga fshati Kosmaç ka nisur prej disa ditësh krasitjen e hardhijave
Krasitja ka nisur më vonë këtë vit thotë 72 vjeçari për shkak të reshjeve të tejzgjatura
I moshuari thotë se ka që në fëmiri që ka mësuar të krasisë pemë nga I ati i tij
Ndoci thotë se krasitja e është mëse e domosdoshme për të gjitha pemët një herë në vit, pasi ndihmon në rritjen e prodhimit dhe në cilësinë e frutave
Koha e mirë po ndihmon të gjithë fermerët në fshatin Kosmaç që t’i rikthehen tokave bujqësore para nisjes së sezonit

Artikulli paraprakMJEDË, KANALI VADITËS MBUSHET NGA MBETURINAT
Artikulli tjetër“KOPETENCAT E BASHKIVE TË CUNGUARA”