
Ka startuar në Star Plus, sezoni i ri i emisionit “Studio e Hapur” me gazetarin Teodor Gjerga, ku të ftuarit e parë ishin bashkëdrejtuesit e rinj të partisë Socialiste në Shkodër Kejsi Spajiha dhe Marjan Ndërshtiqaj.
Në një dalje të parë për media, ato treguan emocionet dhe përgjegjësinë e drejtimit të Ps në Shkodër duke theksuar se besimi ndaj tyre është një dëshmi e aftësisë për ripërtëritje dhe rigjenerim që ka kjo forcë politike.
Fazë e parë pas emërimit është padyshim analiza e zgjedhjeve të fundit në Shkodër
Ndërkohë Ndërshtiqaj, më herët si kandidat për deputetet në siglën e Ps si përfaqësues i Dukagjinit, komentoi atë cfarë po ndodh atje, investimet në Dukagjin por dhe shëmbjen e objekteve në Theth.
“Studio e Hapur” do të trasmetohet çdo të martë dhe enjte në Star Plus në orën 20:30 dhe do të trajtojë Politikën , zhvillimet lokale e qendrore, temat që prekin direkt qytetarët .






