Kryeministri Edi Rama u bën thirrje subjekteve që ofrojnë mjete lundruese apo aktivitete lundrimi për qëllimi turistike të certifikohen. Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama shton se nëse në rast të mungesës së kësaj certifikate, do të ketë gjobë, bllokim dhe konfiskim të mjetit.

‘Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse.’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH KRYESINË DHE VOTON KANDIDATËT PËR KËSHILLTARË BASHKIAKË
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 14 MAJIT/ PS MBLEDH KRYESINË PËR TË SHPALLUR KANDIDATËT PËRFUNDIMTARË