
Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Zjarrfikesve ne Bashkine Shkoder ka marre te gjitha masat per sezonin e veres.
Sipas drejtorit Ridvan Bushati eshte hartuar nje plan masash konkrete ku fokusi kryesore do te jete Velipoja ku aty do të qëndrojë i stacionuar 24 orë një mjet zjarrfikës.
Sipas Bushatit problem është mungesa e hidranteve në Velipojë. Ai thotë se në Velipojë ka përfunduar ndërtimi i ujësjellësit dhe 2 hidrantët të cilët janë vendosur janë jashtë parametrave të parashikuar
Bushati ka një apel për të gjithë pronarët e njësive tregtare në Velipojë
Nderkohe gjate ketij sezoni vemendje do ti kushtohet edhe pikes turistike te Shirokes dhe Thethit. Sezoni I veres , sidomos ne pikat turistike rrit nevojen e shtimit te masave per te ofruar sherbimet e duhura gjate 24 oreve.


