Pjesa më e madhe e bregdetit të Lezhës do të shfrytëzohet nga privati edhe gjatë sezonit turistik të këtij viti.Ndarja e parcelave është bërë dhe vijon lidhja e kontratave të reja me subjektet që do të shfrytëzojnë rëren.Ky fakt bëhet i ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku, sipas të cilit ka patur një interes të lartë për shfrytëzimin e plazhit nga privati.

Bashkia Lezhë bën me dije se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në kontrate, çka është më kryesorja vrojtuesi i plazhit.

Në të gjithë bregdetin e Lezhës me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhur deri në Tale ka mbi 200 stacione plazhi ku referuar ligjit në fuqi 80 % do të shfrytëzohen nga privati dhe 20% do të jenë plazhe publike.

https://youtu.be/ez-RmDLDZCs

Artikulli paraprakSHËNGJINI PËRGATITET PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërM. MADHE, VAKSINIM I RREGULLT PËR TË GJITHA GRUPMOSHAT