
Gjate sezonit turistik filiali i Postes Dega Shkoder do te kete ne fokusin kryesore te saj ofrimin e sherbimit ne zonat turistike si per pushuesit ashtu edhe per bizneset.
Është drejtori Paulin Ndoja I cili pohon një fakt të tillë.
Ndërkohë drejtori Ndoja thekson se në zonat turistike do të punohet me dy turne dhe me orare të zgjatura për tu ofruar pushuesve një shërbim sa më cilësor.
Ndër të tjera drejtori i filialit të Postës Shqiptare Dega Shkodër bën me dije se janë të hapura trajnimet dhe konkurset për vende pune pranë zyrave postare.


