Me nisjen e sezonit turistik dhe rritjen e numrit të pushuesve në bregdetin e Shëngjinit, është shënuar një fluks i shtuar qytetarësh që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore verore të zonës, e cila ka nisur funksionim per 1 qershorit. Sipas të dhënave, deri në 40 persona në ditë paraqiten për ndihmë mjekësore brenda një harku kohor prej 24 orësh.Kërkesat për ndihmë lidhen kryesisht me probleme të ndryshme shëndetësore, si dhe me rastet e pickimeve nga insektet.

Për të përballuar këtë situatë dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve mjekësore për pushuesit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka marrë të gjitha masat e nevojshme për funksionimin normal të qendrave shëndetësore verore gjatë gjithë sezonit turistik, si në Shëngjin, ashtu edhe në Tale.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga pushuesit, si dhe për të kërkuar ndihmë mjekësore në kohë në rast të shqetësimeve shëndetësore gjatë qëdndrimit të tyre në zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

Artikulli paraprakTREGU NË QAFË-HARDHI, SHITËSIT TË PAKËNAQUR
Artikulli tjetërTRUMP PARALAJMËRON IRANIN: BËNI MARRËVESHJEN, ATA QË ISHIN KUNDËR VDIQËN TANI