Task Forca e Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me fokus në lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik.Këtë të premte aksioni u përqendruan në zonën e Kunës, ku u sekuestruan çadra dhe shezlongë në tre subjekte private, ku për këto raste, janë vendosur masa administrative për shkelje të rregullave.Administratori i Njësisë Administrative Shëngjin, Brahim Demi, thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa sipas tij janë konstatuar edhe raste abuzimi me çmimet, kryesisht në zonën e Ranës së Hedhur.

Që prej muajit qershor, Task Forca e ngritur nga Bashkia Lezhë ka qenë aktive në monitorimin dhe kontrollin e të gjithë vijës bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kunë, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe në përputhje me ligjin.

Artikulli paraprakGJOBË DERI NË TRE VJET BURG PËR PARKIM TË DYFISHTË
Artikulli tjetërTË HUAJT INTERES PËR PRONA NË SHËNGJIN